“Rama 4” të enjten në Parlament, të hënën diskutohet ngritja e Komisioneve të reja në Kuvend

“Rama 4” të enjten në Parlament, të hënën diskutohet ngritja e Komisioneve të reja në Kuvend

Të hënën në orën 11:00, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të takojë drejtuesit e grupeve parlamentare, duke hedhur hapin e parë për ngritjen e strukturave të Kuvendit: komisionet e përhershme, këshillat dhe delegacionet parlamentare. Para takimit, kryetarët e grupeve të opozitës, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, do të takohen së bashku për të pasur një qëndrim të unifikuar përballë mazhorancës. Ndërkohë që socialistët do të mbledhin grupin parlamentar në orën 10:00 për të diskutuar për nisjen e kësaj legjislature. PS synon që në këtë mandat të ndryshojë strukturën e Kuvendit, duke krijuar 11 komisione të përhershme, krahasuar me 8 që ka pasur Parlamenti deri më tani. Për këtë nevojitet ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, dhe mësohet se mazhoranca socialiste synon që ndryshimin...