Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar (Emrat)
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur një skemë piramidale online, duke vënë në pranga gjashtë persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë. Ky operacion i koduar “XUEX” u shtri në disa qytete të vendit, si Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, pas një hetimi disa mujor. Gjatë konferencës për shtyp, Policia njoftoi se operacioni kishte në shënjestër një grup individësh që mashtronin qytetarët duke u premtuar fitime të shpejta përmes investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema funksiononte sipas modelit klasik piramidal, ku pjesëmarrësit rekrutonin persona të tjerë për të rritur fitimet e tyre, por në fund, vetëm nivelet e larta fitonin, ndërsa shumica humbnin kursimet e tyre. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik theksoi se përdorimi i kriptomonedhave nuk ishte...