Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin e dyshimtë 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit
Familja e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka fituar një tender të majmë po nga Bashkia e Pogradecit. Kryetari aktual Ilir Xhakolli e ka shpallur fituese firmën “REJ”, ku Kaprit kanë 80 % të aksioneve dhe 20 % i ka Gëzim Salillari (alias Gëzimi i Kashtës), në tenderin e majmë të pastrimit. Një procedurë tepër e diskutuar, pasi disa firma janë skualifikuar nga gara, çka ka ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, ajo që bie erë është se familja kthehet të bëjë punët “e lëna përgjysmë” nga Eduarti, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u për lejen që i dha vëllait për pallatin shumëkatësh po në Pogradec. Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit nga Bashkia...