Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali i saj kurorëzoi me martesë dashurinë në Vatikan

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali i saj kurorëzoi me martesë dashurinë në Vatikan

Genar Topalli, Cindy Marina dhe Jozefina Topalli TIRANË-Tre deputetë të Partisë Demokratike, munguan në seancën e parë plenare, ku 135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj u betuan. Konkretisht në seancë nuk ishin të pranishëm Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli. Për mungesën e kësaj të fundit, është mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli kurorëzoi me martesë dashurinë me modelen Cindy Marina në një ceremoni private në Vatikan.  Vetë djali i deputetes Jozefina Topalli, Genari ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri. Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. “Sot, në...