Kaos në Londër, protesta kundër emigracionit/ 26 policë të plagosur, arrestohen 25 persona

Kaos në Londër, protesta kundër emigracionit/ 26 policë të plagosur, arrestohen 25 persona

Rreth 150 mijë persona morën pjesë në marshimin e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, në Londër të Britanisë së Madhe, Siç shkruan SkyNews, Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood është zotuar se çdo person që rezulton të ketë marrë pjesë në aktivitet kriminal do të “përballet me të gjithë fuqinë e ligjit”, ndërsa policia njoftoi se të paktën 25 persona u arrestuan dhe 26 oficerë u plagosën, përfshirë katër që u lënduan seriozisht. Protestuesit që morën pjesë në marshimin “Unite the Kingdom” u mblodhën në qendër të kryeqytetit. Ata dëgjuan një seri fjalimesh, përfshirë atë të Robinson, i cili e quajti ngjarjen “protesta më e madhe për lirinë e fjalës në historinë britanike”. U zhvillua edhe një protestë kundër racizmit, me rreth...