“Lufta përfundon me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit në Doha”, Netanyahu: Ata nuk interesohen për popullin e Gazës, po pengojnë paqen

“Lufta përfundon me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit në Doha”, Netanyahu: Ata nuk interesohen për popullin e Gazës, po pengojnë paqen

Kriza në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 709-të, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hamasit mbeten të larta, veçanërisht pas sulmeve të fundit izraelite në Katar dhe përgatitjeve për njohjen ndërkombëtare të shtetësisë palestineze në OKB. Në këtë klimë të ashpër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke akuzuar drejtpërdrejt udhëheqësit e Hamasit që ndodhen në Katar si përgjegjës për zvarritjen e konfliktit. “Udhëheqësit terroristë të Hamasit që jetojnë në Katar nuk interesohen për popullin e Gazës. Ata kanë bllokuar të gjitha përpjekjet për një armëpushim për të zvarritur luftën për një kohë të pacaktuar. Heqja dorë prej tyre do të hiqte pengesën kryesore për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe përfundimin e luftës,” shkroi Netanyahu...