Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar

Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar

Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, pas mashtrimit të disa qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes. Nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online. Aty janë sekuestruar edhe një shumë parash. Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari të këtij hetimi. Ndërkohë, në orën 11:00, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion. Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave...