Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Firmat piramidale online, policia operacion në Fier/ Raportohet për 6 të arrestuar
Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë, duke goditur një rrjet të dyshuar për përfshirje në firma piramidale online. Operacioni ka nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe deri më tani janë arrestuar 6 persona. Sipas të dhënave paraprake, grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”. Policia njofton se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim. I pari që ngriti alarmin e skemave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa. Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe,...