Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Marrin zjarr tensionet politike në Turqi/ Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë lokalë
Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën kryetarin e bashkisë së rrethit Bayrampaşa në Stamboll, Hasan Mutlu, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë lokalë, në kuadër të një hetimi për korrupsion që përfshin partinë kryesore opozitare në vend, Partinë Popullore Republikane (CHP). Sipas televizionit shtetëror TRT Haber, Mutlu akuzohet për ryshfet, shpërdorim detyre, mashtrim dhe manipulim të tenderëve publikë. Ai u ndalua në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas një operacioni të madh policor në 72 lokacione të ndryshme në Stamboll, ku u sekuestruan dokumente dhe materiale që lidhen me rastin. Përmes një reagimi në platformën X (ish-Twitter), Hasan Mutlu mohoi akuzat dhe i cilësoi ato si “sulme politike”. “Kam shërbyer vetëm për Bayrampaşa-n dhe për ju, qytetarët e mi të nderuar…...