Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK
Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë. Sipas Top Channel shumë shqiptarë janë mbledhur këto momente përpara Dhomave të specializuara për të protestuar. Nga këtu në ora 14:00 do të nisen në një park shumë afër gjykatës nga ku do të mbahet tubimi i thirrur në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK. Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes. Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.