Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se ky kombinim e ka shndërruar Ballkanin prej kohësh në një miniaturë të rivalitetit global. Dhe, pasojat e këtij pozicionimi shtrihen përtej fushës së mbrojtjes. “... sepse siguria sot nuk është vetëm çështje mbrojtjeje. Siguria është çështje infrastrukture, teknologjie, politike, ekonomike dhe ushtarake. Marrë parasysh këto, raportet që i ka krijuar Serbia [me Rusinë dhe Kinën] janë çështje e një shqetësimi jo të vogël”, thotë Mediu për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. Harmonizimi i modernizimit ushtarak me synimet e deklaruara euroatlantike mbetet çështje e diskutueshme edhe për Nikolla Lluniqin, konsulent në Beograd për çështje gjeopolitike dhe të sigurisë. “Do të ishte e pritshme që - nëse të gjitha vendet synojnë të anëtarësohen një ditë në...