Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Shqiptarë nga Amerika dhe vende të ndryshme të Evropës janë bërë bashkë sot në Hagë për një protestë të thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Protesta pritet të nisë në orën 14:00 dhe nuk do të mbahet para ndërtesës së Gjykatës Speciale, sepse kjo nuk është lejuar për shkaqe të sigurisë, por vetëm në afërsi të saj. Protestuesit që janë ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë nga vende të ndryshme të botës tashmë kanë përgatitur pankartat përmes së cilave do të përcjellin mesazhet e tyre. Të gjitha mesazhet do të jenë në gjuhën angleze pasi janë të dedikuara për Gjykatën Speciale që është më staf tërësisht ndërkombëtar, dhe Bashkimin Evropian si financues i këtij institucioni. Disa autobusë...