Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare. Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit. Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës. Plus Communication...