Avokati: Politikanë porositën vrasjen e gjyqtarit Konomi, u prishën interesat për pronat në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit

Avokati: Politikanë porositën vrasjen e gjyqtarit Konomi, u prishën interesat për pronat në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit

Avokati Idajet Beqiri thotë se interes për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, 14 vite më parë, kanë pasur politikanë që kontrollonin mafien e tokave në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ky krim i rëndë duhet të hetohet nga SPAK. “Kush e ka sunduar Gjirin e Lalzit ne e dimë. Nuk është i vogël Sali Berisha, ka toka atje, ka disa vila. Ilir Meta ka gjithë atë kompleks të madh atje. Edhe ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kjo që ka mbështetje politike, janë të aftë të blejnë edhe ekzekutorë. Ky krim ka 14 vjet që mbulohet. Adriatik Llalla ishte dora e zgjatur e Sali Berishës. Berisha nuk të vendoste Prokuror të...