Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperatura arrijnë deri në 33 gradë…parashikimi i motit për sot
Vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites. Pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje, ndërkohë që temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.