Eurobasket, finale/ Gjermani-Turqi, shqiptari nga Tropoja lideri absolut i turqëve

Eurobasket, finale/ Gjermani-Turqi, shqiptari nga Tropoja lideri absolut i turqëve

I lindur në Tropojë, Erxhan Osmani (2.13 m, 27 vjeç) e ka nisur sportin e basketbollit në Shqipëri për të kaluar në Kosovë e më pas (nga 2022) është bërë lojtar i kombëtares turke. Sot në Riga të Letonisë me fillim orën 20:00, finalja e Kampionatit Europian të Basketbollit midis kampionëve të Botës në fuqi, Gjermanisë dhe Turqisë ‘shqiptare’ e cila rikthehet në finale pas 24 viteve. Ajo parashikohet të jetë një ndeshje me tension të lartë dhe nivel po aq të lartë sportiv. Gjermania dhe Turqia do të përballen, pasi dominuan dy gjysmëfinale. Gjermanët, të udhëhequr nga performancat e mahnitshme të Schroder (26) dhe Franz Wagner (22), mposhtën Finlandën 98-86. Turqia e udhëhequr nga basketbollisti shqiptar Erxhan Osmani (mban numrin 24 në shpinë), tregoi...