Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas Polonisë, Rumania raporton dron rus në hapësirën e saj ajrore
Rumania tha të shtunën se forcat e saj ajrore kishin zbuluar një dron rus në hapësirën ajrore të vendit. Incidenti vjen disa ditë pasi dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ministria e mbrojtjes e Rumanisë, një anëtare e NATO-s, tha në një deklaratë se vendi kishte ngritur dy avionë F-16 pak pas orës 6 të mbrëmjes sipas orës lokale për të monitoruar sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase pranë kufirit rumun. Rreth 20 minuta më vonë, ata zbuluan dronin në hapësirën ajrore rumune. Ministrja e jashtme e Rumanisë, Oana-Silvia Toiu, tha për mediat se Forcat Ajrore Rumune e gjurmuan dronin rus në hapësirën ajrore të vendit për 50 minuta para se të largohej pa shkaktuar dëme ose viktima. Ajo e quajti ndërhyrjen “të...