Një dron rus edhe në qiellin e Rumanisë, NATO në alarm/ A po teston Moska durimin e Perëndimit?

Një dron rus edhe në qiellin e Rumanisë, NATO në alarm/ A po teston Moska durimin e Perëndimit?

Rumania është bërë anëtarja më e fundit e NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një dron rus, në kuadër të sulmeve të vazhdueshme të Moskës ndaj infrastrukturës në Ukrainë. Autoritetet rumune konfirmuan se një dron hyri në territorin e saj gjatë një sulmi ajror rus të shtunën mbrëma. Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se dy avionë luftarakë F-16 u ngritën urgjentisht për të monitoruar situatën. “Avionët zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare, i cili u ndoq deri sa u zhduk nga radari pranë fshatit Chilia Veche,” thuhet në deklaratën zyrtare. Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi Polonia raportoi ndërhyrje të ngjashme në afërsi të kufirit të saj lindor, duke ngritur nivelin më të lartë të alarmit për mbrojtjen ajrore...