Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sistemi Zgjedhor ose Kaosi i pashmangshëm Opozitar
Nga Andi Mustafaj/ Nga duhet të fillojmë për ta trajtuar këtë çështje? Ndoshta nga pranimi i një të vërtete të thjeshtë: sistemi zgjedhor i 11 majit 2025 ishte më i keqi që ka pasur Shqipëria, dhe pa dyshim një nga më të këqijtë që mund të studiohen në botë. Ky sistem (proporcional rajonal me lista të mbyllura) ishte një kurth i tmerrshëm që u mbyll mbi opozitën. Për hir të së vërtetës, nuk jam i sigurt nëse ishte ndërtuar me vetëdije të plotë nga arkitektët e tij, apo nëse bisha i shpëtoi krijuesit. Sepse sado djallëzor të jesh, është e vështirë të parashikosh degëzimet e kaosit që ky sistem prodhoi në momentin e intensifikimit të fushatës elektorale. Ky kurth krijoi dy realitete krejt të kundërta...