Mogherini takim kyç me Rezidencën Studentore Nr.1 për partneritete akademike

Mogherini takim kyç me Rezidencën Studentore Nr.1 për partneritete akademike

Në ambientet e e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1. është zhvilluar takimi i Rektores së Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë me Drejtorin e Përgjithshëm, Olsi Shahini. Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe në përmirësimin e standardeve të akomodimit për studentët ndërkombëtarë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, vetëm gjatë këtij viti në Shqipëri kanë mbërritur mbi 200 studentë të huaj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, të cilët po akomodohen në RSU Nr.1. Kjo rritje e ndjeshme e numrit të studentëve ndërkombëtarë vjen si rezultat i një strategjie të qëndrueshme dhe të koordinuar mes institucioneve shqiptare dhe atyre europiane. Shahini bëri të ditur se...