Evi Kokalari akuzon Sali Berishën si njeriun që mbolli farën sorosiane në Shqipëri

Evi Kokalari akuzon Sali Berishën si njeriun që mbolli farën sorosiane në Shqipëri

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratës së këtij të fundit për vrasjen e Charlie Kirk në SHBA. Në një postim në profilin e saj në rrjetin social X, Kokalari i kërkon Berishës të mos përdorë emrin e Kirk, duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe për një sërë veprimesh politike që, sipas saj, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe kauzën konservatore. Gjithashtu Kokalari e akuzon Sali Berishën si një mbjellësin e farës sorosiane në Shqipëri. Reagimi i Kokalarit: “Rri jashtë kësaj radhe, të lutem, @saliberisha_ Më beso kur them se familjes dhe miqve të Charlie Kirk nuk u duhen ngushëllime nga dikush që përfaqëson gjithçka ndaj së cilës Charlie ishte kundër. Ke mbajtur peng konservatorizmin në Shqipëri...