“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë përfundon në kanal

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin rural Fier–Shegan–Pushimi i Shoferit, ku një 45-vjeçare ka dalë nga rruga me motoçikletën që drejtonte. E plagosura, shtetasja M.D., banuese në fshatin Toshkëz, po kthehej nga puna kur humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua, duke marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup. Ajo është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas Policisë Rrugore, 45-vjeçarja nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse, gjë që ka rënduar gjendjen e saj shëndetësore. Gjatë dëshmisë, ajo ka deklaruar se humbi kontrollin pasi një dhelpër i kishte dalë papritur përpara në rrugë.