Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi si “të papranueshme, të trishtueshme dhe të rrezikshme” hyrjen e dronëve rusë në territorin e Polonisë. “Çështja është nëse dronët kishin një objektiv të caktuar duke hyrë në Poloni. Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një përshkallëzim serioz”, u shpreh Rubio për gazetarët gjatë nisjes së tij për në Britani dhe Izrael. Ai shtoi gjithashtu se do të duhen edhe “disa ditë” për të mësuar më shumë rreth incidentit. “Ekzistojnë disa mundësi të tjera, por mendoj se duam të kemi prova të qarta dhe të konsultohemi me aleatët tanë përpara se të nxjerrim përfundime të caktuara”, theksoi ai. Ndërkohë, një ditë më parë, Polonia hodhi poshtë pretendimin e Donald Trump se incidenti mund...