Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një grua kineze gjendet e vdekur brenda një taksie të braktisur tek ‘Ura e Dajlanit’
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur pa shenja jete në një taksi, pranë zonës së njohur si ‘Ura e Dajlanit’. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Durrësit, shtetasja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por mjekët kanë konstatuar se ajo kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Burime policore raportojnë se taksia ku u gjet e ndjera ishte braktisur nga taksisti, dhe aktualisht po punohet për identifikimin dhe gjetjen e tij. Policia e Durrësit Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë ‘Urës së Dajlanit’. Grupi hetimor po vijon veprimet për...