Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Më doli dhelpra para!” 45-vjeçarja rrëzohet me motor dhe përfundon në spital me plagë të shumta
Një 45-vjeçare ka përfunduar në Spitalin e Lushnjes pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rural Fier–Shegan, pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”. Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me iniciale M.D., banuese në fshatin Toshkëz, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën që drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar me forcë. Mësohet se ajo po kthehej nga puna në momentin e aksidentit. E plagosura është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ajo ka pësuar plagë të shumta në kokë dhe trup, për shkak të mungeses së kaskës mbrojtëse. Gjatë dëshmisë së saj paraprake, 45-vjeçarja ka deklaruar se humbi kontrollin mbi mjetin pasi një dhelpër i...