Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Elon Musk kërkon shpërbërjen e Parlamentit britanik dhe ndryshimin e qeverisë
Biznesmeni dhe themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar se në Mbretërinë e Bashkuar është e nevojshme një “shpërbërje e Parlamentit” dhe një “ndryshim qeverie”. Këto komente ai i bëri gjatë një lidhjeje me video në një manifestim të organizuar nga e djathta ekstreme në Londër. “Nuk mund të presim. Nuk kemi edhe katër vite të tjera, apo kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme – është shumë vonë. Duhet ndërmarrë diçka që tani,” – tha Musk, duke iu referuar qeverisë laburiste të kryeministrit Keir Starmer, me të cilin ai ka pasur përplasje edhe më parë. Më tej, ai akuzoi të majtën për nxitje dhune dhe tha se ajo është “partia e dhunës dhe e vrasjes”, duke përmendur si shembull vrasjen e...