Kryebashkiaku i Nju Jorkut pushon nga puna punonjësinpër komentin mbi ‘karmën’ për Kirk-un

Kryebashkiaku i Nju Jorkut pushon nga puna punonjësinpër komentin mbi ‘karmën’ për Kirk-un

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka pushuar këtë javë një punonjës të administratës së tij, pasi ai e quajti vdekjen e aktivistit konservator Charlie Kirk "karma." Anthony Herbert, i cili punonte në Njësinë e Çështjeve të Komunitetit, ishte me leje kur bëri komentet, por nuk do të kthehet më. Adams dhe Herbert janë gjithashtu miq, raportoi Washington Examiner. "Charlie Kirk ishte një i ri me pasion dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë," tha zëdhënësi i kryebashkiakut, Zachary Nosanchuk, për Gothamist. "Ndërkohë që personi që bëri këto komente ishte me leje kur postoi këtë video, ai tani nuk është më i punësuar nga administrata jonë." Herbert bëri komentin në një postim tashmë të fshirë në Facebook. Ai po reagonte...