VIDEO/ Lushnjë – Dhelpra ‘i preu’ rrugën… 45-vjeçarja rrëzohet me motor dhe përfundon në spital

VIDEO/ Lushnjë – Dhelpra ‘i preu’ rrugën… 45-vjeçarja rrëzohet me motor dhe përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rural Fier–Shegan - Pushimi i Shoferit, ku një 45-vjeçare ka përfunduar në spitalin e Lushnjës me plagë të shumta në trup dhe kokë. E plagosura, shtetasja M. D., banuese në fshatin Toshkëz, po kthehej nga puna me motoçikletë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Ajo u transportua me urgjencë nga ambulanca dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve nga Policia e Qarkullimit Rrugor, gruaja nuk kishte vendosur kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, çka ka ndikuar në rëndimin e plagëve. Mjekët raportojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën, por po monitorohet nga afër për shkak të traumave të marra. Efektivët e policisë, të cilët kanë kryer dokumentimin e ngjarjes, bëjnë...