VD-E bëri sërish! Trump ‘harron’ luftën që ka zgjidhur dhe shpall ‘paqen’ mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

VD-E bëri sërish! Trump ‘harron’ luftën që ka zgjidhur dhe shpall ‘paqen’ mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Donald Trump gjatë intervistës SHBA- Presidenti Donald Trump u shfaq pak i hutuar në një intervistë të premten në mëngjes me Fox & Friends, ku bëri sërish të njëjtën gafë, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë. Duke folur për rolin e tij si ndërmjetës i paqes në luftërat që po zhvillohen, Trump tha se ka ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.  “Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’, tha Trump.  Kjo është hera e dytë që Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë, referuar luftës së vërtetë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakh. Vetëm...