Patos – Ura u rindërtua, por një kilometër rrugë mbetet plagë e hapur për banorët

Patos – Ura u rindërtua, por një kilometër rrugë mbetet plagë e hapur për banorët

Një kontrast i hidhur për banorët e disa fshatrave të bashkisë Patos: ura që rrezikonte shembjen u rindërtua, por vetëm një kilometër rrugë vijon të mbetet e harruar. Dhe për këtë, banorët thonë me ironi se duhet të presin zgjedhjet e ardhshme.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Segmenti prej rreth 1 km, që lidh Sheqishten, Belinën, Marinzën, Jagodinën e më tej me Roskovecin, është sot në gjendje të mjerueshme. Kanale të thelluara dhe gropa të shumta e kanë kthyer udhëtimin me automjete në një aventurë të rrezikshme. Drejtuesit e makinave detyrohen të lëvizin majtas e djathtas për të shmangur dëmtimet, shpesh duke rrezikuar aksidente. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” “Ura u bë para zgjedhjeve, por rruga mbeti po aty....