Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve

Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë. Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth. Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka krijuar kaos dhe frikë në një zonë turistike tejet të frekuentuar në këtë periudhë të verës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe...