Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Tritol hotelit “Pameba” të vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panikosen turistët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit tek hotel “Pameba” i vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë. Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth. Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.