Zelensky: Dronët rusë kanë hyrë në territorin e Rumanisë, Moska kërkon zgjerimin e luftës

Zelensky: Dronët rusë kanë hyrë në territorin e Rumanisë, Moska kërkon zgjerimin e luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një dron rus ka depërtuar rreth 10 km në territorin rumun dhe ka operuar në hapësirën ajrore të NATO-s për afro 50 minuta, sipas të dhënave të disponueshme. “Sot, Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta. Gjithashtu sot, Polonia reagoi ushtarakisht ndaj kërcënimit të dronëve rusë të sulmit”, shkruan Zelensky në platformën ‘X’. Zelenskyy shtoi se, sipas raporteve fillestare, Rusia përdori hapësirën ajrore të Bjellorusisë të shtunën, më 13 shtator, për të lëshuar dronë në hapësirën ajrore ukrainase drejt Oblastit të Volynit. “Forcat ushtarake ruse e dinë...