Spektakël në “Derbin e Italisë”, Juventusi fiton në “frymën e fundit” me Interin

Spektakël në “Derbin e Italisë”, Juventusi fiton në “frymën e fundit” me Interin

Juventus ka fituar përballë Interit në “Derbin e Italisë” me rezultatin 4-3. Ishin bardhezinjtë që shënuan të parët me anë të Kellit në minutën e 14-të. Në minutën e 30-të të pjesë së parë turku, Hakan Çalhanoglu do të barazonte shifrat në 1-1. Por vetëm 8-minuta më pas një tjetër futbollist me origjinë turke, Kenan Ylldiz, shënoi një super gola nga jashtë zone duke na kujtuar legjendarin Aleks Del Piero dhe kaloi sërish Juventusin në avantazh. Bardhezinjtë shkuan në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Në pjesën e dytë zikaltrit përmbysën gjithçka, duke shënuar me anë të Çalhanoglu (dopietë personale dhe Markus Turam, i cili i dha avantazhin e përkohshëm zikaltërve. Por në minutën e 83-të një tjetër Turam do të shënonte, këtë...