Skenarët për vrasësin e Charlie Kirk, autori përkrahës i të majtës. SHBA përball një tjetër akti dhune politike

Skenarët për vrasësin e Charlie Kirk, autori përkrahës i të majtës. SHBA përball një tjetër akti dhune politike

Javën e ardhshme pritet të ngrihen zyrtarisht akuza ndaj 22-vjeçarit Tyler Robinson, i cili u arrestua të enjten në mbrëmje për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, gjatë një fjalimi të këtij të fundit në një ngjarje në Universitetin e Utah. Robinson, student i vitit të tretë në një program praktik për elektricistë në Utah, u arrestua 33 orë pas vrasjes, pasi familjarë të tij dhe një pastor, mik i familjes, kontaktuan autoritetet duke treguar përfshirjen e tij në krim. ‘E kapëm’, deklaroi guvernatori Spencer Cox në fillim të konferencës për shtyp ku njoftoi arrestimin. Ndërsa vrasja e Kirk ka shkaktuar përçarje të thellë në shoqërinë amerikane, motivet e autorit mbeten ende të paqarta. Po ashtu, edhe identiteti ideologjik i Robinson mbetet i diskutueshëm, pasi...