“Qeveria Rama rrënon ekonominë”, Këlliçi: Opozita mbetet në krah të qytetarëve, sfida kryesore qeveria autokratike

“Qeveria Rama rrënon ekonominë”, Këlliçi: Opozita mbetet në krah të qytetarëve, sfida kryesore qeveria autokratike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin elektoral si një farsë elektorale.Ai akuzon qeverinë e Edi Ramës për keqqeverisje dhe lidhje me influenca të paligjshme ndërkombëtare. Këlliçi nënvizon rëndësinë e mbajtjes së fokusit tek shqetësimet e qytetarëve dhe sfidat që përballen shqiptarët.     Postimi i deputetit të PD Belind Këlliçi: Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama. Pavarësisht të gjithave, është detyrë e Partisë Demokratike dhe e jona si deputetë të mbajmë fokusin tek shqiptarët, tek shqetësimet e qytetarëve dhe opozitarëve të Tiranës...