Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Akuzohet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku. Opozita turke nën presion
Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën Hasan Mutlu, kryetar i bashkisë së rrethit Bayrampasas në Stamboll, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë lokalë, si pjesë e një hetimi për korrupsion, raporton The Guardian. Ky zhvillim shihet si pjesë e një fushate më të gjerë ndaj Partisë Republikane të Popullit (CHP), forcës kryesore opozitare në vend. Sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber, policia e Stambollit kreu bastisje në 72 lokacione, duke sekuestruar dokumente dhe duke ndaluar Mutlun dhe disa prej zëvendësve të tij. Ai akuzohet për rryshfet, përvetësim, mashtrim dhe manipulim të tenderëve të bashkisë. Në një reagim në rrjetin X, Mutlu mohoi akuzat, duke i quajtur “operacione politike dhe shpifje pa bazë”. Ai tha se kishte shërbyer vetëm për qytetarët e Bayrampasas dhe se nuk kishte...