Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve
R.D, i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri më 1999, bëri të ditur Policia e Kosovës. Sipas Policisë, ai kishte qenë zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Brendshme serbe. “Vepra penale është kryer gjatë periudhës kohore 22 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka marrë pjesë në privimin nga jeta-vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftim. Në deklaratën e lëshuar të premten nga Prokuroria Speciale dhe Policia u tha se R.D. dyshohet për krime lufte kundër popullatës...