Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ushtria “zbret” edhe në Luiziana, Trump dërgon 1,000 anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Krimi mbetet në thelb të politikës së Donald Trump, siç dëshmohet nga zhvillimi i një plani për të vendosur 1,000 trupa të Gardës Kombëtare në Luizianë për të ndihmuar në operacionet e zbatimit të ligjit në qendrat urbane të shtetit. Plani, siç raportohet nga Washington Post, parashikon pjesëmarrjen e ushtrisë në operacione në qytete të tilla si New Orleans dhe Baton Rouge. Vendosja e Gardës Kombëtare do të zgjasë deri më 30 shtator 2026. Megjithatë, nuk përmendet asnjë datë specifike për fillimin e operacionit. Pentagoni po shqyrton një propozim ku anëtarët e Gardës Kombëtare të ndihmonin në zbatimin e ligjit në lagjet me krim të lartë, të ndihmonin në operacionet kundër drogës dhe të ofronin “mbështetje logjistike” për autoritetet lokale, thuhej në dokumente. Propozimi, bazuar...