Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ IKMT nis shembjet në Valbonë-Banorët me lot në sy: Shteti na lejoi, e ndërtuam për një copë bukë!
Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në zonën turistike të Valbonës. Banorët ndonëse nuk kanë bërë rezistencë fizike, me lot në sy kanë treguar se ndërtuan pa leje gjatë fushatës elektorale pikërisht me bekim të strukturave lokale të bashkisë Tropojë. Ata nuk kursyen as akuzat ndaj qeverisë dhe IKMT, se shembjet po kryhen në mënyrë selektive. Aksioni në Valbonë vjen vetëm dy muaj pas atij në Theth. Syri TV Pas Thethit në verë, fadromat e IKMT kanë zbarkuar këtë mes shtatori edhe në zonën turistike të Valbonës, për të shembur shtëpiza druri dhe objekte, që pretendohet se janë ndërtuar pa leje. Në total janë rreth 22 objekte që do të shemben, ku shumë prej tyre...