Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Paqe” në Tirana-Flamurtari, Egnatia merr fitoren e parë
Tirana dhe Flamurtari vazhdojnë të mos njohin fitore në Superiore. Dy ekipet barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë. Bardheblutë kaluan në avantazh me Tabekou në minutën e 6-të, ndërsa vlonjatët barazuan me Bourard në fillimin e pjesës së dytë. Debutim me barazim për Roberto Bordin te Tirana, ndërsa te Flamurtari duhet të presin ende për të marrë fitoren e parë. Në duelin tjetër, Egnatia triumfoi minimalisht ndaj Bylisit në transfertë. Kampionët në fuqi iu falën golit të shënuar nga Flamur Ruçi, për të marrë suksesin e parë sezonal.