Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Mijëra palestinezë po evakuohen nga Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Mijëra palestinezë po evakuohen nga Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se dhjetëra-mijëra palestinezë janë evakuuar nga qyteti i Gazës gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë lënë zonën në javët e fundit në rreth 280,000 persona, bazuar në vlerësimet e IDF-së. Para se IDF të fillonte përgatitjet për një ofensivë të madhe kundër Hamasit në qytetin e Gazës, vlerësohej se rreth një milion palestinezë jetonin në këtë zonë. Të martën, IDF lëshoi një urdhër për evakuimin e menjëhershëm të të gjithë qytetit të Gazës, përpara ofensivës së planifikuar. Civilëve u është kërkuar të drejtohen për në një zonë humanitare të caktuar nga Izraeli, e vendosur në jug të Rripit të Gazës. Fotografitë e publikuara tregojnë palestinezë që largohen...