Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosën 50-vjeçaren, shpallen në kërkim babë e bir në Fier, policia ngre pika kontrolli për kapjen e tyre (Emrat)
Policia ka shpallur shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili, pasi akuzohen si autorë të plagosjes me armë zjarri të shtetases Suzana Mernica, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” në Fier. Blutë kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e baba e bir në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”, si edhe shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. “Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas...