Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E urove Peleshin për zgjedhjen si kryetar Kuvendi? Gjekmarkaj: Nuk urohet hajduti, pasi të ka vjedhur
Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se nuk e ka uruar Niko Peleshin për emërimin si kryetar i Parlamentit. Sipas tij, Peleshi duhej ta niste detyrën me reflektim për qëndrimet ndaj opozitës. “Nuk kemi asgjë për të uruar PS-në, sepse ata vodhën mandatet e PD-së,” deklaroi Gjekmarkaj. “Rikonfirmimi im si nënkryetar i Parlamentit është një përgjegjësi. Fytyra e kësaj mazhoranca është përzierja e arrogancës me banalitetin, po përcjellin mesazhin e violencës ndaj opozitës. Ne jemi në Kuvend për të përfaqësuar gjysmën e Shqipërisë ose më shumë që na kanë besuar, por vota e tyre nuk është numëruar. Vendi po rrëshqet në një neo-diktaturë. Rama do që të shkatërrojë opozitën. Prandaj dhe do më pak deputetë në parlament, sepse do sa më pak...