PD ka gati kundërshtarin e fortë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranë? Gjekmarkaj zbulon planin e Berishës

PD ka gati kundërshtarin e fortë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranë? Gjekmarkaj zbulon planin e Berishës

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka zbuluar se Partia Demokratike nuk ka marrë ende një vendim nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Demokrati theksoi se vendimi përfundimtar i takon kryetarit të PD-së, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. “PD nuk ka marrë ende asnjë vendim sa i përket zgjedhjeve, është vendim që i përket kryetarit, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Them me bindje që do kishte kuptim nëse që zgjedhjet do ishin të lira dhe do ishte mundësi për çdo opozitë të shtetëzonte mundësitë dhe të bënte rrotacion, qoftë dhe në Tiranë. PD i ka të gjitha potencialet për të qenë fituese. Ju përmendët Alimehmetin që është një eksponent i shkëlqyer, por bashkë me të, mendoj se...