Lirohet para kohe nga burgu lideri i Agimit të Artë

Lirohet para kohe nga burgu lideri i Agimit të Artë

Nikos Michaloliakos, kreu i partisë neonaziste greke Agimi i Artë, është liruar nga burgu ndonëse ka kryer më pak se gjysmën e dënimit që i është dhënë nga gjykata. Politikani i ekstremit të djathtë u lejua nga një këshill gjyqësor të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij 13-vjeçar në arrest shtëpie Lirimi me kusht i 67-vjeçarit pas pesë vitesh burgim ka zemëruar partitë e krahut të majtë, të cilat argumentuan se gjyqësori nuk duhej të kishte treguar mëshirë. Kjo është hera e dytë që Michaloliakos lirohet nga burgu pas dënimit të tij në vitin 2020 për një mori sulmesh të dhunshme ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë të kryera nga mbështetësit e Agimit të Artë. Ai u lirua për pak kohë në maj 2024...