Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse: Kjo do ndikojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse: Kjo do ndikojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke thënë se një veprim i tillë do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë. Duke folur përmes platformës së tij Truth Social më 13 shtator, Trump kritikoi disa shtete të NATO-s për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse” dhe duke paralajmëruar se “dobëson tej mase pozicionin tonë negociues dhe mundësinë për të pasur fuqi mbi Rusinë”. Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi NATO-ja nisi një operacion të ri ushtarak, të quajtur Roja Lindore, që tha se është e dizajnuar për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të aleancës në përgjigje të...