Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova në “listën e zezë” të SHBA? “Pezullimi i dialogut shqetësues, shteti ta trajtojë me seriozitet”
Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, siç njoftoi ambasada, për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë dhe deklaratave të fundit, po shihet si tejet shqetësues në vend. Qeveria në detyrë reagoi duke thënë se mirëpret kritikat dhe se, kurdo që janë konkrete, do të përpiqen maksimalisht të përmirësojnë dhe korrigjojnë hapat e veprimet e tyre. Por profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, konsideron se krerët shtetërorë duhet ta trajtojnë me seriozitet këtë vendim të aleatit kryesor të Kosovës. “Vendimi i SHBA-ve është shqetësues dhe brengosës. Sidoqoftë, duhet të jetë alarmues kur, në një mënyrë apo tjetër, një shtet kaq i rëndësishëm, që është eksponenti kryesor i aleancës strategjike të Kosovës, merr një vendim të tillë....