NATO bën gati “rojen lindore”, pas shkeljes se hapsirës ajrore të Polonisë shtohen forcat ushtarake

NATO bën gati “rojen lindore”, pas shkeljes se hapsirës ajrore të Polonisë shtohen forcat ushtarake

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr njoftoi forcimin e krahut të saj lindor, pasi hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga dronët rusë, ngjarje kjo që rriti tensionet. Plani i ri është quajtur Roja Lindore”, i cili do të përfshijë dislokimin e pajisjeve shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania, me qëllim parandalimin e një agresioni të mundshëm rus. Lajmin e bëri të ditur sekretari I NATOS Mark Rutte në një konferencë të përbashkët më gjeneralin amerikan Alexus Grynkewich. “Përveç aftësive ushtarake më tradicionale, kjo përpjekje do të përfshijë edhe elementë të projektuar për të adresuar sfidat e veçanta që lidhen me përdorimin e dronëve. Jam i bindur në forcën dhe aftësinë e kësaj Aleance – jo vetëm për shkak të udhëheqjes së shkëlqyer...