Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Moment i rëndësishëm drejt Evropës

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Në atë datë do të hapen edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e vlerësoi këtë konferencë si një tjetër moment të rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Evropës. Postimi i plotë: Një tjetër moment i rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës! Presidenca Daneze e BE-se ka përcjellë ftesën për hapjen e 4 kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim, të martën e 16 shtatorit, me fokus Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qendrueshme. Kjo tryezë, që pason hapjen e 24 kapitujve të mëparshëm nga Shqipëria rikonfirmon ritmin e paprecedentë me të cilin vendi është...